Lajme

Istogu përcaktues i partisë së parë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 17 December 2017

AAK e Ramush Haradinajt dhe LDK e Isa Mustafës përveç garës për Kryetar të Istogut garojnë edhe kush do të dalë i pari në nivel të Kosovës me numrin e komunave të fituara. Aktualisht, dy partitë udhëheqin me nga shtatë komuna. Kushdo që fiton sonte bëhet fitues i Istogut dhe e nxjerr partinë e parë në Kosovë.

Ka mbetur edhe më pak se një orë deri në zgjedhjen e fituesit për komunën e Istogut. Në garë janë Haki Rugova i LDK’së dhe Gani Dreshaj i AAK’së. Por gara në Istog do ta përcaktojë edhe partinë më të madhe në vend. Kjo ngase, LDK e AAK, deri më tani kanë të fituara nga 7 komuna në nivel vendi.

LDK-ja me gjithsej 7 komuna, pastaj partia AAK-ja udhëheq me 7 komuna, derisa PDK-ja ka pushtetin vetëm në 5 komuna të vogla, ndërsa Nisma dhe AKR-ja udhëheqin vetëm me nga një komunë.

-Advertisement-

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Istog u mbajt rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune. Gara zgjedhore për kryetar të Istogut u zhvillua ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovës, dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshajt.

Rezultati i kontestuar i balotazhit të 19 nëntorit nga ana e LDK’së, ka dërguar në rivotim komunën e Istogut. Qytetarët e Istogut këtë të diel kishin në dispozicion 23 qendra të votimit me 63 vendvotime. E ka qenë LDK’ja ajo e cila i ka raportuar disa parregullsi në balotazhin e nëntorit. LDK kishte deklaruar se AAK’ja ka manipuluar dhe keqpërdor të votës në këtë komunë. Por LDK nuk ka kërkuar rivotim. Ata kanë kërkuar vetëm rinumërim në votat me postë, derisa për ta votimi i brendshëm ishte legjitim.

Në balotazhin e 19 nëntorit, Haki Rugova i cili udhëhiqte me 671 vota është mposhtur nga Gani Dreshaj i AAK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera