Fokus

Istogu në zi, varroset gruaja që dyshohet se vdiq nga injeksioni (Foto/Video)

Autori: Xhejlane Kaçiu 15:47 | 16 January 2019

Këtë mërkurë në mesditë është varrosur Florie Pelaj Maxharraj nga Vrella për vdekjen e së cilës familja ka hapur rast në polici.

Varrimi është bërë në fshatin Vrellë të Istogut, ku të pranishëm ishin mbi 1 mijë persona.

-Advertisement-

E ndjera ka lënë pas dy vajza, njëra 17 e tjetra 11 vjeçe, të cilat po e përjetojnë shumë rëndë humbjen e nënës.

Maxharraj vdiq të hënën në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E familjarët dyshojnë se terapia që mori në Istog ka shkaktuar vdekjen e saj.

Ky rast po trajtohet si “Vdekje e Dyshimtë” nga Policia, gjë të cilën për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në stacionin policor të Jugut të hënën në ora 7 të mëngjesit, është hapur një rast “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësi Ligjore. Nuk mund të japim më shumë informacione derisa nuk kemi një raport nga Mjekësia Ligjore”, tha Flora Ahmeti për gazetën inFokus.

Rasti u raportua nga gazeta inFokus të martën.

Fillimisht viktima ishte trajtuar në Qendrën Emergjente në Istog.

I kontaktuar nga gazeta inFokus mjeku kujdestar Kadri Seferaj ka deklaruar se kjo paciente është trajtuar njësoj si të tjerët.

Gazeta inFokus mëson se pasi gjendja e pacientes u përkeqësua derisa ishte në shtëpi, ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës ku u konstatua ajo ka pasur alergji në injeksionin e marrë dhe e kanë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës, Demë Nikçi ka pranuar se ka trajtuar pacienten në fjalë, por nuk pranoi të jap detaje në lidhje me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera