Lajme

Istogu fiton betejën me koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 25 May 2020

Personi u fundit i cili ishte i infektuar me koronavirus në Istog, pas testimit ka rezultuar negative nga koronavirusi.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë ne këtë komunë, Mujë Osmani në një postim në llogarinë e tij ne facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Një lajm i gëzueshëm për Istogun , Personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me Covid -19 sot ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe që presim që edhe nesër në ritestimin e dytë të dal negativ e që Istogu të jetë me Zero Covid!”ka shkruar ai.

Kujtojmë që në Istog kanë qenë të infektuar nga koronavirus 8 persona./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera