Lajme

Istog: E bënë për spital policin pasi që e dënojë për maskë

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 29 September 2020

Një person nga Istogu e ka rrahur një polic i cili i ka shqiptuar gjobë për shkak të mos vënies së maskës.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

-Advertisement-

Sipas Policisë zyrtari policorë është dërguar në spital për të marrë tretman.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës, pastaj ka kundërshtuar zyrtarët policorë si dhe ka rezistuar aktivisht gjatë arrestimit, ku njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Kujtojmë që brenda 24-orvë në Kosovë janë dënuar 482 persona për shkak të mos respektimi të masave anti Covid./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera