Lajme

IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 25 April 2024

Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur” ka ngjallur panik që vendi të goditet nga një sulm terrorist.

Denis Deliu, deputet i PS-së, në emisionin “Jetë Shqiptare” tha se në vetvete kërcënimet janë një sinjal dhe duhen marrë seriozisht, pasi, sipas tij, jemi vend i hapur ndaj këtyre sulmeve për shkak dhe të lëvizjeve të shumta të emigrantëve.

Ndërsa uron që Shqipëria dhe Kosova mos të preken nga sulmet terroriste, Deliu tha institucionet përkatëse duhet të jenë vigjilentë për parandalimin, apo në rast se ndodh për mirëmenaxhimin e tyre.

-Advertisement-

“Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-s, mund të cenohet nga terroristët. Duhet marrë seriozisht pasi jemi një vend që strehojmë emigrantë iranianë dhe afganë. Kërcënimet janë një sinjal dhe duhen marrë seriozisht.

Videoja duhet të shërbejë si parandalim të një sulmi terrorist por edhe nëse ndodh ta menaxhojnë mirë atë. Uroj që në Shqipëri dhe në Kosovë mos të ketë apo mos të ndodh sulm terrorist, por jemi të hapur përballë këtyre sulmeve. Duke qenë se jemi vend tranzit, duhet patjetër që Policia Kufitare të bëjë kontrolle dhe punë të mirë”, tha Deliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera