ISPE-ja me akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit, paralajmërohet kallëzim penal
Autori: Gazeta inFokus
18:00 | 08 Gusht 2018
Përfaqësuesi i Kolegjit ISPE, Avni Mazreku në një konferencë për media ka prezantuar fakte që ky kolegj, sipas tij i ka për keqbërjet nga ana e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, dhe vartësve të tij anëtarë të Bordit të Agjencisë së Akreditimit.
Mazreku ka paralajmëruar se fakte të tjera për parregullsi do të publikohen në vazhdimësi.
Po ashtu ai tha se do të bëjnë një kallëzim penal dhe kërkojnë nga prokurori i shtetit që ta hetojnë në esencë sistemin e Agjencisë së Akreditimit, raporton kp.
“Po flasim për njerëzit kyç vendimmarrës të Agjencisë së Akreditimit, që dominohen nga njerëz të një kolegji të caktuar. Ta kemi të qartë, unë nuk kamë asgjë kundër asnjë kolegji, as nga stafi nuk besoj se ka diçka kundër ndonjë kolegji. Asnjë herë nuk e kemi sulmuar askënd, as nuk jemi duke sulmuar ndonjë kolegj, jemi duke fol për një institucion të shtetit për të cilin ne paguajmë taksë, jemi duke fol për Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit, ku pa të drejtë, në fakt, pa të drejtë ministri i Arsimit përdor të gjithë logjistikën, e përdorë Ministrinë e Arsimit, me sulmuar një institucion të vetëm. Ne e patëm qëndrimin tonë publik në ditën kur ka ndodhur vendimi”, ka thënë Mazreku.
Ai ka shtuar se këtu shihet neglizhenca, dhe veprimi në kundërshtim me ligjin e ministrit të Arsimit, lidhur me rregullat bazë të një sistemi demokratik dhe ligjor.
“A e dini ju gazetarë të nderuar, Agjencia e Akredimit, të njëjtit njerëz vendos në tri përkatësisht në katër nivele. Vendos një vendim po supozojmë negativ ose pozitiv, pala ankohet, ai vendim shkon te të njëjtit njerëz, shkon në shkallën e tretë. P.sh, veprimi për suspendim u vendos pesë herë nga të njëjtit njerëz nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Normalisht Kolegji ISPE ka kontaktuar zyrën e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, dhe më datën 3 të këtij muaji, gusht, ne pranojmë një letër të pranimit nga Avokati i Popullit, që ky do të jetë pjesë e shqyrtimit të ankesave dhe gjithë problemit që janë shkaktuar kolegjit ISPE, që në fakt është i vetmi institucion që është përgjigjur pozitivisht në këtë proces”, ka thënë ai.
Mazreku në fjalën e tij të gjatë në konferencë ka thënë se tendenca e ministrit Byqyqi ka qenë të neglizhojë dhe të shtyjë procesin e përjashtimit të Kosovës nga EQAR-i.
“Mos ngitja e zërit nga këto keqbërje e degradon edhe më tutje sistemin arsimor të Kosovës. Prandaj, është obligim i joni dhe i qytetarëve, edhe si prind, është obligim i yni edhe si bartës të aktiviteteve akademike që me i prezantuar faktet ashtu siç janë. Ne kemi listuar disa fakte, kemi filluar me njërin prej fakteve kyçe, që do të ketë edhe rrezik për të ardhmen e sistemit tonë arsimor. Por do të jetë rrezik edhe për të ardhmen dhe perspektivën e studentëve në përgjithësi në Kosovë që ka diku mbi 100 mijë studentë. Roli i ministrit Bytyqi dhe mekanizmave të tjerë institucional të krijuar si bartës të këtyre institucioneve nga vet ministri Bytyqi në procesin e përjashtimit, përkatësisht anëtarësimit të Kosovës në EQAR. Në qoftë se i shohim dy dokumente që janë dy letra të ministrit të Arsimit, që mbajnë datat 12 tetor të vitit 2017 dhe letra tjetër po ashtu e ministrit e datës 15. 01.2018 e shohim se ministri i arsimit me qëllim e ka neglizhuar përgjigjen ndaj EQAR, duke i dhënë një përgjigje e cila i ngjason një përgjigje të një nxënësi të shkollës fillore”, ka thënë Mazreku.
Ai në fund tha se për këtë janë duke punuar për hartimin e një letre, ku para dërgimit në EQAR, do ta informojnë presidentin e shtetit, krye parlamentarin si dhe kryeministrin.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...





























