Lajme

Isni Kilaj “dridh” Malishevën në fushatën përmbyllëse

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 12 November 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Malishevës, Isni Kilaj, e ka përmbyllur fushatën zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit, shkruan Gazeta inFokus.

Në tubimin e mbajtur në një nga restaurantet e Malishevës, Isni Kilaj, ka marrë mbeshtetje të jashtëzakonshme jo vetëm nga simpatizantët e PDK-së, por edhe nga aktivist të LDK-së dhe AAK.

Kjo pasi Kilaj ka arritur kualicon më liderët e këtyre dy partive në komunën e Malishevës.

-Advertisement-

Aq masive ishte pjesëmarrja në këtë tubim saqë në momentin kur Kilaj fliste turma elektrizohej në përkrahje të madhe për te.

Isni Kilaj i PDK-së në balotazh do të përballet me Ekrem Kastratin e Nismas, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit doli i pari.

Duhet cekur se Isni Kilaj ka qenë kryetar i komunës së Malishevës për 8 vite dhe pas 8 viteve tjera ai kërkon të rikthehet në krye te Malishevës.

Zgjedhjet për balotazh në 21 komunat e Kosovës do të mbahen këtë të diele me 14 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera