Sport

Ismet Munishi zbulon skuadrën e re të Blend Baftiut

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 21 September 2020

Njëri prej lojtarëve më të mirë të sezonit të fundit në Superligë, ishte padyshim Blend Baftiu i Ballkanit, shkruan Gazeta inFokus.

Forma e mirë dhe 18 golat e realizuara kanë bërë që për Baftiun të interesohen edhe klubet evropiane.

Gjatë këtij afati kalimtar veror është raportuar se talenti prishtinas do të transferohet në Superligën e Turqisë, te skuadra e Analyasporit, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

Sulmuesi i Ballkanit akoma nuk e ka definuar të ardhmen e tij, duke mbetur kështu as andej e as këndej.

Megjithatë sipas trajnerit të tij, Ismet Munishit, Baftiu është gati për të qëndruar në Ballkan.

‘Loading – FC Ballkani’, ka shkruar trajneri prishtinas në rrjetin social facebook, duke ia bashkangjitur një foto me Baftiun.

Me poshtë keni positimin e Munishit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera