Sport

Ismet Munishi zbulon këngët me të cilat motivon lojtarët e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 22 November 2021

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, njihet si një motivues shumë i madh i futbollistëve, shkruan Gazeta inFokus.

Njëra nga format më të cilat tekniku prishtinas i motivon lojtarët e tij është edhe përmes këngëve.

Ai për herë të parë zbuloi emrat e disa prej këngëve më të cilat u jep zemër futbollistët e tij para çdo ndeshje.

-Advertisement-

“Këngët më të cilat i motivoj lojtarët e mi janë “Semafori” kënduar nga MC Kresha, “Flas gjuhën e kampionit” kënduar nga Noyzi, “Hajde te baba” kënduar nga Geti, “SRMN” kënduar nga Ledri, etj”, deklaroi Munishi për Gazetën inFokus.

Ndeshjen e radhës Gjilani e luan të mërkurën ndaj Dritës, takim ky që fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Ismet Munishi: Do të vdesim për ta fituar titullin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera