Sport

Ismet Munishi vjen më një reagim epik në facebook pas fitores ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 28 October 2020

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, ka bërë një reagim epik në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social facebook pas fitores ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas u pa shumë i gëzuar pas atij triumfi spektakolar ndaj kryeqytetasve në fund të takimit me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1.

Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me djelmoshat e tij, ndërsa për ‘bardhekaltërit’ tha se kishin ardhur për tu mbrojtur në Suharekë.

-Advertisement-

E minuta më parë Munishi ka bërë një reagim siç di vetëm ai ta bëj.

Ai në facebook ka postuar një fotografi të lojtarëve të tij, ku ka shkruar ‘Blla blla blla…, folni tash!’.

Më poshtë keni postimin e trajnerit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera