Sport

Ismet Munishi vjen me një postim epik në facebook pas triumfit ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 25 November 2021

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Dritën për herë të dytë në këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqebardhit’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligë.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga Ismet Munshi e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 48’.

Pas këtij triumfi trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se janë të parët me 30 pikë, duke aluduar se edhe dy pikë do ti ftojnë në tavolinë, pas ankesës në FFK-së për barazimin me Dukagjinin.

Tutje tekniku prishtinas ka thënë se mbi Gjilanin janë vetëm ‘Skifterat’.

“Urime vendi i parë , të vetëm me 30 pikë të tubuara. Mbi Sc Gjilanin jan vetëm  Skifterat 🦅.( citoj Nderim Isufi)”, ka shkruar Munishi.

Pas kësaj fitoreje Gjilanit kryeson Superligën me 28 pikë, kurse Drita renditet e treta me 25 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera