Sport

Ismet Munishi tregon arsyen pse Llapi luajti me rezervistë ndaj Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 08 July 2020

Skuadra e Ballkanit e ka ‘shkatërruar’ Llapin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1, në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina udhëtoi në Suharekë pa 9-të lojtarët kryesor, duke u paraqitur ndaj ‘portokallinjve’ kryesisht me ekipin rezervë.

E pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka treguar arsyen pse llapjanët luajtën me formacion të dytë.

-Advertisement-

“Llapi e ka vlerësuar se ka ndeshje më të rëndësishme në takimet e ardhshme duke e ditur që ne jemi të fortë këtu”, tha Munishi për SSK.

Tekniku prishtinas tutje deklaroi se për shkak të rezultatit të thellë iu dha hapësirë lojtarëve të rijnë në pjesën e dytë.

“Me rezultatin e thellë në pjesën e parë, iu dhash rastin lojtarëve të ri në pjesën e dytë. Dëshira ime ishte që këta lojtarë të ri t’i shoh në Superligë, por duhet ditur të zgjedhim lojtë që duhet t’i aktivizojmë pasi ndeshjet e para të tyre në Superligë duhet të jenë paksa më të lehta”, përfundoi Ismet Munishi.

Ballkani pas kësaj fitoreje ka kaluar në pozitën e dytë me 59 pikë, dy me pak se Drita që kryeson, por që ka një ndeshje me pak të zhvilluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera