Sport

Ismet Munishi përfundon në disiplinë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 08 April 2021

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka përfunduar në disiplinë pas një deklaratë të dhënë ditën e dielë, shkruan Gazeta inFokus.

Në mbledhjen që u mbajt sot nga Komisioni i Garave dhe i Disiplinës është për regjistrimin e xhiros së 26-të në Superligë dhe asaj të 20-të në Ligën e Parë, është marrë vendim që Munishi të futet në disiplinë.

Me poshtë gjeni njoftimin.

-Advertisement-

Ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera