Sport

Ismet Munishi pak para ndeshjes me Prishtinën merr komplimentin më të mirë në jetën e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 30 March 2021

Ismet Munishi padyshim është trajneri më karizmatik në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas është gjithmonë në qendër të vëmendjes në media për shkak të deklaratave të tij, të cilat bëjnë bujë në opinionin sportiv në vend.

Munishi gjatë ditës së martë ka marrë komplimentin më të mirë në jetën e tij.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

“Ti je aset kombëtar të lumtë vetëm vazhdo ne rrugën tënde”, i ka thënë një kolonel i FSK-së Munishit.

Ismet Munishi aktualisht drejton skuadrën e Gjilanit dhe sot do të përballet me Prishtinën, në kuadër të javës së 26-të në Superligë./Gazeta inFokus/

Sot mora komplimentin më të mirë në jetën time dhe u ndjeva shumë krenar .
Nje kolonel i FSK së që nuk po dua tia…

Posted by Ismet Munishi on E martë, 30 Mars 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera