Sport

Ismet Munishi nuk ndalet, kjo është përla e tij e radhës në facebook

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 29 October 2020

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishin, duket shumë i lumtur me skuadrën e tij, që pas 9-të xhirove kryeson Superligën me 22 pikë, gjashtë me shumë se Drita që ka dy ndeshje me pak të zhvilluara, shkruan Gazeta inFokus.

Fitorja e fundit ndaj Prishtinës e ka entuziazmuar shumë Munishin, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka vazhduar me postime interesante.

Ai minuta me parë ka shkruar se Ballkani është klub i mundësive, pasi shumë futbollistë të cilët u injoruan ai i japi besimin, motivin e i përgatiti fort.

-Advertisement-

“Kush pyet pse ? Qka ndodhi ? Si ndodhi ? Une jum them qe ata qe ju i injoruat ne ju dham  besim  motiv dhe i pregaditem  fort .Tash mbanu mirë sepse ne jemi klubi i mundesive FcBallkani .Ne jemi familje e madhe .Ne jemi Suhareka”, ka shkruar tekniku prishtinas.

E siç duket ky postim është dedikuar për klubin e Dritës dhe Gjilanit, të cilët nuk i dhanë hapësirën e merituar Mirlind Dakut, i cili sonte ka deklaruar se ka pasur raste kur e ka menduar largimin  nga futbollit për shkak të mos përkrahjes nga klubet gjilanase kur ai ishte i ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera