Sport

Ismet Munishi: Nëse dështoni të përgatiteni, atëherë përgatituni për dështim

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 12 October 2020

Ismet Munishi është njëri nga trajnerët më karizmatik në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas sezonin e kaluar ishte më i përfoluri për deklaratat e tij, të cilat bënin bujë në mediat vendore.

Munishi me Ballkanin vitin e kaluar ishte në garë për titull dhe Kupë, por në fund që të dyja i humbi.

-Advertisement-

E këtë sezon ai ka vendosur të heshtë, e puna e tij të flet.

Munishi tash e një kohë nuk po del në debate sportive, e as nuk po jep deklarata për media.

Por, trajneri i Ballkanit po e shfrytëzon llogarinë e tij zyrtare në facebook për ti shprehur disa mendime dhe thënjë interesante.

Ai aktualisht është me ekipin në Durrës, ku po kryejnë një mini-fazë përgatitore për vazhdimin e kampionatit pas ndeshjeve të kombëtareve.

46 vjeçari në rrjetin social facebook minuta me parë ka shkruar se “Nëse dështoni të përgatiteni, atëherë  përgatituni për dështim”.

Tutje ai është shprehu krenar me ekipin dhe lojtarët e tij.

Më poshtë keni postimin e trajnerit prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera