Sport

Ismet Munishi ironizon keq me humbjen e Kosovës nga Jordania

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 10 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur edhe nga Jordania, në duelin miqësor të luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë pësuar disfatë nga jordanezët me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golat për ekipin mysafir i realizuan Baha Faisal në minutën e 18’ dhe Hamza Ali Khaled Al Daradreh në minutën e 85’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishin, ka ironizuar keq me disfatën e ‘Dardanëve’ nga jordanezët.

“Shumë interesant Bigg Brother. Pavarësisht situatave të ndryshme, po na japin emocione të pa para”, ka shkruar Munishi në facebook.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën në udhëtim te Greqia, takim ky i vlefshëm për xhiron e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera