Sport

Ismet Munishi drejtuar Valon Zymberit: Mos u bë arrogant, ti ke qenë refer volejbolli

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 19 October 2020

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal10, ku po analizon ndeshjet e javës së shtatë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi në një moment ka pasur një debat me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, të cilit i ka thënë mos të bëhet arrogant, pasi je vetëm një refer volejbolli.

“Mos u bë arrogant, pasi unë jam dikushi në futboll. Unë hyra në googel dhe ti kishe qenë vetëm një refer volejbolli. Fol për të mirën e futbollit e jo me arrogancë. Je drejtor i klubit dhe nuk je tifoz, fol si drejtor e jo si tifozë. Mbaje vetën”, i është drejtuar Munishi drejtorit sportiv të Dritës.

-Advertisement-

Kujtojmë se Valon Zymberi më herët nuk ishte pajtuar me disa deklarata të Munishit për skuadrën e Dritën, duke thënë se “Munishit i ka dal boja kur po flet për Dritën”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera