Sport

Ismet Munishi befason me deklaratën e tij pavarësisht fitores ndaj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 29 September 2021

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se pjesa e parë e ekipit të tij ka qenë më e dobëta prej që merret me futboll.

“Si luajtëm në pjesën e parë, pjesa e parë si me lujtë në ligën e katërt, pjesën e dytë si me kon Premierliga. Kam qenë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha. Nuk du kësi çasje si ishte në pjesën e parë. Ka qenë një pjesë e parë më e dobëta prej që merrem unë me futboll”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.

Me pas tekniku prishtinas është ankuar në orarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke thënë se nuk kanë mundësi të luajnë aq shumë në një afat të shkurtë kohor.

“Për gjashtë ditë i kemi tri ndeshje, se di çfarë orari ose çka po ndodhë. Pardje kemi lujtë me Dritën, sot luajtëm me Llapin, pas dy dite me Malishevën. Nuk kemi mundësi me lujtë kaq shumë ndeshje në këtë afat të shkurtë”, vazhdoi ai.

Për fund Munishi nuk deshi ta komentonte referimin, duke e vlerësuar gjyqtarin Mentor Ajetin si një nga më të mirët në Superligë.

“Unë nuk e komentoj referimin, Mentor Ajeti është një prej referëve më të mirë në Superligë. Unë edhe kur kam pas ankesa dhe dyshime në referim nuk e kam komentu dhe s’do ta komentojë më asnjëherë”, përfundoi ai.

Pas kësaj fitorje, Gjilani renditet i treti me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me 2 sosh./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera