Lajme

Ismet Beqiri nesër pritet të zyrtarizohet si kandidat për kryetar të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 20 August 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për kandidatin për kryetar të kryeqytetit të Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, Ismet Beqiri pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Edhe pse sipas raportimeve të sotme se Arban Abrashi do të jetë kandidat i zgjedhur i LDK-së, sipas të njëjtave burime kjo mund të mos ndodhë për shkak se, Abrshi nuk e ka përkrahjen e pesë degëve të LDK-së në Prishtinë.

-Advertisement-

Sipas tyre favorite për këtë post kishte qënë Vjosa Osmani por pas  refuzimit të saj, emri i Ismet Beqirit  gjatë ditës së nesërme mund të zyrtarizohet si kandidat për komunën e Prishtinës. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera