Lajme

Ismet Beqiri flet para fillimit të seancës së Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 22 August 2019

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri në një prononcim para mediave pak minuta para fillimit të seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit ka thënë se LDK do të votojë pro shpërndarjes.

“Sa i përket LDK-së është çdo gjë e qartë. Ne e kemi thënë që ka kohë që kjo qeverisje që në fillimet e saj të shkojë në shtëpi dhe të shkojmë në zgjedhje tjera sepse asgjë s’ka shkuar mirë. Nuk mbahet mend që ka pasur legjislaturë më të dobët. Për të qeverisur mirë do duhej të ketë edhe numra për të kaluar ligje dhe të mos flasim sa i përket qeverisjes”, tha Beqiri.

“Është hera e parë që Kuvendi shkon në vetë-shpërndarje. Besoj që të të gjithë të tjerët të veprojnë si LDK. Kemi ardhur që ta kryejmë këtë punë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera