Ismajli: Nuk e kam në plan ta dorëzoj mandatin e deputetit
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 12 March 2018
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli ka reaguar lidhur me kritikat që iu bënë Besa Baftiut në postimin ku njoftoi që ka dhënë dorëheqje nga LVV.
Ai i quajti idiota njerëzit që e fyen Besa Baftiun.
“Veç që baheni kaq idiota, me e shajtë Besa Baftiun, nanë, doktoreshë, grue e ndershme edhe njeri i mirë, të cilës edhe gjatë fushatës iu kanë kërcënue aktivistë se “për fyti e nxjerrin jashtë”, sepse është angazhue me krejt qenien për fushatën e Lëvizjes, nime kujtova që nuk ndodhë”, ka thënë Ismajli.
Këto i ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ndër tjera ai shtron edhe pyetjen se pse njerëzit e Vetëvendosjes po ikin prej Albin Kurtit kur ata deri më sot kanë punuar për partinë e tij.
Ismajli gjithashtu njofton se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, gjë të cilën thotë se e kishte menduar kur kishin filluar përçarjet mes Lëvizjes Vetëvendosje.
“…e s’mu ka trembë syni as atëherë, qetash edhe ma hiç. Thirrnu tanë ditën në popull. I njajti popull e ka pas votue edhe Hashimin. Nesër ku me e dijtë kon e voton i njajti popull. As Hasha, as Brahimi, as Albini perëndi s’janë. Sot i ke qetu, nesër jo. Calmate, o bisha!”, ka shkruar Ismajli ndër tjera.
Postimi i plotë i Ismajlit:
Kur doli screenshot-i i Aidës, i dola në mbrojtje nga të shamet që ia dhatë. Arsyetimi i secilit ishte se edhe Aida ka shajtë. Hajde, po e zamë se keni pasë të drejtë. Edhe krejt të shamet drejtue mue po ia arsyetoj tetanëve.
Veç që baheni kaq idiota, me e shajtë Besa Baftiun, nanë, doktoreshë, grue e ndershme edhe njeri i mirë, të cilës edhe gjatë fushatës iu kanë kërrcënue aktivistë se “për fyti e nxjerrin jashtë”, sepse është angazhue me krejt qenien për fushatën e Lëvizjes, nime kujtova që nuk ndodhë.
Po, edhe unë e kam shajtë edhe unë Teuta Rugovën, sepse e ka dëmtue të mirën madhore edhe ka ba Hashimin Kryetar shteti. Por vendimi personal i Besës as nuk i afrohet dëmit që i bahet Kosovës, apo popullit të saj. Edhe jo, që ka ikë prej Albinit s’domethanë që e dëmtoi popullin. Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz.
Bile, nisnu me u pyetë pse po ikin prej Albinit, se koxha do u banë, edhe jo, s’jemi as hajna, as tradhtarë, as SHIK-a, as të shitun. Edhe vetë e dini, se dej dje na livduet. Krejt e dini çka kemi ba, e sa kemi ba për Lëvizjen. Kurrë, bre, ama kurrë s’un na e mohoni!
Krejt ju që shani, s’dalloni prej militantëve të SHIK-ut që më kanë shajtë me vjet, edhe kur Hashimi ka pasë ma shumë vota se Albini, e s’mu ka trembë syni as atëherë, qetash edhe ma hiç. Thirrnu tanë ditën në popull. I njajti popull e ka pas votue edhe Hashimin. Nesër ku me e dijtë kon e voton i njajti popull. As Hasha, as Brahimi, as Albini perëndi s’janë. Sot i ke qetu, nesër jo. Calmate, o bisha!
Çka i banët Besës s’ju falet. E botha juej është ba me i thanë tjetërkujt SHIK, e hajn, e tradhtar? Hiç bre, s’po dalloni prej këlyshave të Kadrisë, si në të shprehun, si në analfabetizëm.
Hajde tash, qeponi, shajëmni. Jeni ba bajat. Mbi të gjitha, jeni tuj na ba të lumtun që kemi dalë prej një organizate që ka kësi njerëzish. Kosova ka njerëz shumë të mirë, që veç po ju kqyrin seri. Shumë më shumë ka qasi njerëz të mirë që s’po flasin, se që jeni ju.
Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme.
Ani unë budalla, para do muejve i jepsha zor me e mbajtë Lëvizjen bashkë, e nëse dal edhe mandatin mendojsha me e lanë. Qetash, kur po ua shoh fytyrën e vërtetë, as njet s’e kam. Deri t’e kryj mandatin, kam me e pasë kënaqësinë me ju ba me i ra pishman për çdo fjalë të poshtër që e keni thanë. Posaçërisht për Aidën edhe Besën.
Hajde shani tash. Mytne Lëvizjen edhe pak. Mpuq e keni.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...