Ismajl Ajeti zgjidhet anëtar i komitetit ekzekutiv të FFK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 18 January 2020
Ka përfunduar kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës ku kryetari i saj, Ismajl Ajeti është zgjedhur anëtar i komitetit ekzekutiv të FFK-së.
Ismajl Ajeti u zgjodh në këtë kuvend si anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës me shumicën e votave, por me disa tensione qysh në fillim të këtij kuvendi.
Ajeti pas zgjedhjes u shpreh se do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha shkollave dhe klubeve të Prishtinës në komitetin ekzekutiv të FFK-së, ku do t’i shpalos të gjitha brengat si dhe nevojat tek organi më i lartë i FFK-së.
“Gjithçka ka qenë në rregull, delegatët kanë qenë prezent, vetëm një ka qenë kundër, absolutisht asnjë vërejtje tjetër delegatët tjerë nuk e kanë. Do të jem zëri i fuqishëm i të gjithë shkollave, të gjitha klubeve, pavarësisht se kush, çka, unë do të jem në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës, për të gjitha shkollat, klubet unik për çdo njërin. Absolutisht, ishte jurisiti anëtar i KE të FFK-së, Luan Vokshi, ai nuk përcaktoi asnjë vërejtje, asnjë delegat tjetër nuk e ka pasur në atë drejtim”, tha Ajeti
I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe anëtar i tanishëm i KE, Luan Vokshi si përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ta vëzhguar këtë kuvend.
Ai deklaroi se ky kuvend ishte i rregullt dhe nuk kishte asnjë shkelje të statutit të FFK-së.
“I përshëndes të gjithë delegatët që morën pjesë në këtë kuvend. Kuvendi ka qenë shumë i rregullt, nuk ka pasur vërejtje. Ka pas disa delegatë që kanë kundërshtuar vetëm një, ndërsa të tjerët kanë qenë unik, nuk kanë pasur vërejtje. Ndërsa në emër të Komitetit iu uroj kryetarit të porsazgjedhur kështu që nuk kam kurrfarë vërejtje në lidhje me mbajtjen e këtij kuvendi”, potencoi Vokshi.
Mirëpo ndryshe mendoi Fetah Veliu, delegat i këtij kuvendi, ku sipas tij u shkelën shumë norma statutore, duke filluar nga afati për thirrjen e këtij kuvendi e deri tek zgjedhja e Ajetit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
“Ishim në kuvendin zgjedhor të cilin e ka thirrur LRFP-ja, edhe këtu ne kemi pa që ka shkelje të normave statutare. Kemi kërkuar që për shkak të afateve, kanë shkuar jashtë afateve në thirrjen e kuvendit. Nuk është thirr kuvendi në afatin 20 ditë përpara, nuk është dërguar materiali për rendin e ditës 10 ditë përpara, gjithmonë ka qenë me vonesë tek delegatët, po ashtu tek rendi i ditës. Ne kërkuam të dinim rendin e ditës, Rendi i ditës është themi anashkaluar në bazë të statutit. Këtu nuk kemi ne mandatin e delegatëve. Delegatët nuk u thirrën me emra mbiemra se kush është prezent aty. Pastaj edhe nuk përcaktuan një rend të ditës për ta deleguar në kuvendin zgjedhor të delegatëve. Delegatët kanë mandatin 8 vjeçar në përfaqësimin e kuvendin qendror të delegatëve të Federatës”, deklaroi Veliu.
Ajeti u zgjodh si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në një mandat 4 vjeçar.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...