Lajme

Ismaili thumbon VV’në dhe LDK’në: PDK nuk lufton për pozita politike por për forcimin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 23 January 2020

Uran Ismaili, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës  ka thënë se kjo parti është adresa më e sigurt për shtetin dhe qytetarët.

Sipas Ismailit ndryshe nga partitë e tjera përkushtimi i tyre nuk është për pozita politike por për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, shkruan gazeta inFokus.

PDK-ja thotë Ismaili është një shtëpi ku gërshetohen vlerat e luftës me planet për të ardhmen e ndritur të Kosovës.

-Advertisement-

“Lidershipi i ri i PDK-së ofron garanci se, për dallim prej partive tjera, përkushtimi ynë për vendin nuk lidhet me pozitën politike, por me idealin që PDK-ja e mbron që nga themelimi i saj, e që është ndërtimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës. PDK, si një shtëpi ku gërshetohen vlerat e luftës dhe të lavdisë historike me vizionin dhe planet për të ardhmen e ndritur të Republikës sonë, mbetet adresa më e sigurt dhe më e qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin”, shkruan Ismaili./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera