Rozë

Ismaili sqaron refuzimin e donacionit për maska: S’do ta thyej kurrë ligjin!

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 03 April 2020

Një donacion me mbi 2 milionë masaka ishte nisur nga shteti i Kanadasë drejt dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2018.

Por, të njëjtat shteti i Kosovës i pati refuzuar, madje për këtë u bë bujë mediatike në kohën kur vendi u prek nga COVID19, pasi që në atë kohë Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Uran Ismaili.

Por, ky i fundit ka sqaruar një herë e mirë, këtë donacion, ndërsa ka thënë se asnjëherë s’do të bënte diçka në kundërshtim me ligjin.

-Advertisement-

“Shpifje e radhës, në 2018 është lajmëru dikush ka thanë du mi pru në Kosovë do doreza. S’ka pas certifikate të kualitetit, madje ka qenë e skadume. Ka dokumentacion, një shpifje kjo.

Duke e dit punën që e kam ba, nuk më brengos kjo fare. Me barna që ju skadon afati në shtete të ndryshme, duhet mi asgjësu me para ato. Dhe ti pa certifikatë thu po ti bi donacion, ti s’mundesh mi përdor, por e merr barrën financiare.

Prandaj ideja që po ta bi një diçka pa afat dhe kualitet. Shqipëria s’i ka marrë, por i ka konfisku.

Andaj, po besoj që është e qartë, e kam pa janë mundu edhe portale që s’i murr maskat. Në 2018 dhe 2020 po t’më kishin ardhë pa leje e certifikata, s’e kisha thy ligjin”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, ish-ministri i Shëndetësisë në Presssing, përcjellë Indeksonline.

Po ashtu ai ka folur edhe për punën e qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që po bëjnë në situatën me pandemi.

“Punës së mirë duhet mi thanë “Puna e mbarë”, disa masa janë të mira, vendimi për distancë sociale, mbyllja e shkollave. Ku mendoj që ka mujt mu ba ma shumë, janë dy tani, kanë qenë tri. Dhe këto s’i kam fol vetëm në rastin e parë.

Por, si ish-ministër kam thënë në fillim, i rekomandova, të mbrohet personi shëndetësor, të krijohet karantina se ka pas ardhje në mars dhe shkurt, testimi dhe mendoj që këtu kanë çalu.

Unë kam pas paraqitje deklarime, ku kam shpreh dëshirën tem me ngrit vëmendjen e institucioneve, të investohet që të jetë kthimi i madh në shëndetin publik”, ka thënë ai./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera