Ismaili: Qeveria e re në krye me Haradinajn formohet shumë shpejt
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 20 June 2017
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se vizioni i PDK-së për Ramush Haradinajn kryeministër është miratuar edhe me votat e qytetarëve dhe se projekti i tyre nuk do të ndalohet.
Ai është shprehur i bindur se Qeveria e ardhshme më në krye Haradinajn do të formohet shumë shpejt.
“Vizioni për Ramush Haradinajn kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, nuk ka asgjë që mund ta ndalë, sepse realisht kjo është implementuar edhe me votën e qytetarëve, ngase është votuar më së shumti dhe ka marrë vota më së shumti nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra është një vizion i cili është në harmoni edhe me pritjet e qytetarëve”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Ismaili ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me LDK-në, por edhe për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij padyshim do të udhëhiqet nga koalicioni PAN.
“Ka një optimizëm të madh që institucionet do të krijohen në mënyrë demokratike, por edhe shpejt. Dhe nuk shoh ndonjë brengë në këtë çështje”.
“Sa i përket koalicionit me LDK-në, nuk mund të flas sepse kjo është një pyetje që u takon atyre. Por nga ajo që ne dimë është se zgjedhjet kanë prodhuar një pasqyre të qartë dhe një rezultat të ditur se kë dëshirojnë ta shohin qytetarët në udhëheqje të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.
Nënkryetari Ismaili ka thënë se pa vulën e KQZ-së nuk e dinë ende saktë sa deputetë do të ketë partia e tij në Kuvend, por ai ka përmendur numrin 39 si numër të përgjithshëm të koalicionit PAN në Kuvend.
“Në këto zgjedhje mos të harrojmë kemi hyrë me një formulë të koalicionit, nuk kemi hyrë vetë si PDK, andaj është e rëndësishme dhe ka qenë e rëndësishme që të dalim fitues si koalicion. PDK ka dhënë maksimumin për organizimin i cili ka nxjerrë rezultatin të cilin e kemi sot. Deri më tani, sipas rezultateve të pakonfirmuara, i kemi 39 deputetë komplet si koalicion”, është shprehur ai.
Ismaili është përfolur se mund të jetë kandidati i duhur i PDK-së në garën për Prishtinën. Por, ai nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj kandidature të mundshme.
Vetëm se ka shtuar se PDK-ja do të dalë me një ofertë fituese për Prishtinën.
“Sapo dolën nga një proces zgjedhor, ta përmbyllim këtë. Partia Demokratike në Prishtinë, kryetari Veseli do të dalë me një ofertë të mirë, e cila do të jetë sfiduese por sfiduese për partitë të cilat konsiderojmë që e kanë Prishtinën të veten, por në anën tjetër do jetë mjaftë atraktive për qytetarin e Prishtinës”, ka thënë ai.
Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën koalicionin PDK-AAK-NISMA si të parin, por pamjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm me minoritetet.
Në këtë situatë, koalicionit PAN për ta formuar Qeverinë i duhen së paku dy deputetë të partive të tjera shqiptare, ose edhe një koalicion me LDK-në ose Vetëvendosjen.
KQZ-ja pritet t’i certifikojë rezultatet përfundimtare në fillim të korrikut.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...