Ismaili: Protokollet mjekësore hap drejt ngritjes së cilësisë në shëndetësi
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 22 December 2017
Klinika Obstetrike Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga sot është bërë me udhërrëfyes klinik nacional në Kosovë, të aprovuar edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Me rastin e dorëzimit të protokolleve të para mjekësore të miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e që do të përdoren në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, tha se nevoja për protokolle klinike mjekësore është njëra nga çështje prioritare në shëndetësi.
Ministri Ismaili, mes tjerash tha se përmes këtyre protokolleve po bëhet punë e mirë në drejtim të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijëve.
Ndërkaq, doktoresha Sueda Hoxha tha se protokollet mjekësore janë mundësi e mirë për të shtuar cilësinë.
Sipas saj, janë tre protokolle, e para ka të bënë me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, ku përmes tyre do të mundësohet që kjo të diagnostikohet sa më herët tek gratë dhe nënat tona, të cilat në shumë raste lajmërohen në stade të larta.
Me rëndësi të veçantë është edhe protokolli për hemorragji pas lindjes, e poashtu edhe protokolli mjekësore për hipertension tek gratë shtatzëna./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...