Lajme

Ismaili premton profesionalizimin e personelit të Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 07 January 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me zyrtarë të tjerë të MSH-së dhe SHSKUK-së, kanë pasur një takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Përmes një statusi në Facebook, Ismaili ka thënë se ky takim kishe për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Kështu, ai më tej paralajmërojë se në vijim, do të konkretizojnë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.

-Advertisement-

Ky është statusi i tij i plotë:

Në Ministri, sot së bashku me zyrtarë të MSH-së dhe SHSKUK-së, pata takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Ky takim, i mbështetur nga Lux Development, kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Në javët dhe në muajt në vijim, do ta konkretizojmë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.

Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera