Lajme

Ismaili: Pozite e opozite jemi se bashku për të luftuar koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 28 February 2020

Në takimin e komisionit te shëndetësisë, Uran Ismaili tregoi që komisioni parlamentar është në përkrahje të ministrisë për të siguruar buxhet për mbrojtje nga koronavirusin.

Ismaili tha që mungesa e miratimit të buxhetit mund të shkaktoj vonesa në plotësimin e kërkesave tepër të rëndësishme të profesionisteve shëndetësor.

Investimet që po kërkohen nga profesionistet shëndetësor duhet të përkrahen me çdo kusht. Ai tha qe jemi ne një pike ku nuk kemi kohe për të pritur dhe se çdo dite duhet te merren veprime qe mobilizojnë stafin shëndetësor.

-Advertisement-

Gjithashtu Ismaili theksoi qe mbrojtja e punëtoreve shëndetësor duhet te jete prioritet kryesor. Kërkesat për investime qe ministria ka marre nga profesionistet shëndetësor, duhet te mbulohen.

Për me tepër, ish Ministri Ismaili tha qe duhet te shikohen te gjitha opsionet se ku mund te blihen barnat bashke. Ketu duhet te kërkohet ndihme edhe bga partneret ndërkombëtar.

 

Prioriet tjetër duhet te jete fuqizimi sa me i madh i pikave kufitare pasi që te infektuarit vijnë nga jashtë.

 

Ai tha që duhet të konsiderohet edhe distanca sociale mes popullatës, në vendet ku janë të shumë të populluara, duhet të kontrollohen.

 

“Është me mire te përgatitemi tani, komisioni parlamentar do te ju përkrah. Nëse ju duhet zëri jone për rritje te buxhetit, ne do te ju ofrojmë ndihmën tone”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera