Lajme

Ismaili: Pamja e ’ NEWBORN’ sekret deri më 16 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 01 February 2018

Mëngjesin e sotëm obelisku i pavarësisë së Kosovës “NewBorn” është larguar nga vendi ku ka qëndruar për gati 10 vite, shkruan Infokusi.com.

Ky largim u bë për vetëm pak ditë për tu rikthyer me pamje të re.

Portali ”Infokusi” ka kontaktuar me ideatorin e këtij obelisku i cili e ka konfirmuar largimin e tij duke treguar edhe arsyen.

-Advertisement-

“Mëngjesin e sotëm është larguar obelisku “New Born” nga qendra e Prishtinës sepse e kemi dërguar me i ndryshuar pamjen”, ka thënë Ismaili.

Ai duke mos dashur të tregoj për dukjen e re të “NewBorn” ka treguar vetëm datën kur do të rivendoset në Prishtinë.

“Pamjen e obeliskut nuk mund ta tregojmë deri në ditën kur do të rivendoset në Prishtinë më 16 shkurt, një ditë para pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Ismaili.

Rreth largimit të obeliskut “NewBorn“ portali Infokusi” ka kontaktuar edhe me Adil Behramin nga Këshillit Organizativ për shënimin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Behrami ka thënë se largimi dhe ndryshimi i pamjes së “NewBorn” po bëhen në koordinim me Ministrinë e Kulturës .

“New Born është larguar sot për të ndryshuar pamjen dhe e gjithë kjo po bëhet në koordinim më Ministrinë e Kulturës dhe Institutit për Mbrojtje të Monumenteve”, ka përfunduar ai.

Pamja e “NewBorn” ka ndryshuar disa herë që nga vendosja e tij,  në përvjetorin e 6 të pavarësisë së Kosovës ai u ngjyron me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën për të vazhduar me ngjyrat ushtarake e deri vitin e kaluar ku shkronjat N dhe W janë shtrirë në tokë si shenjë kundërshtuese ndaj mureve ndarëse, “No Walls” ose Jo mure./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera