Lajme

Ismaili në mes të dëshirës për reformë dhe frikës nga projektet e mëdha

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 08 September 2018

Uran Ismaili ka mbushur fiks një vit që kur drejton Ministrinë e Shëndetësisë, por në zyrën e tij presin zgjidhje shumë probleme të vjetra.

Shërbimet në shëndetësi për pacientët gjatë kësaj periudhë nuk kanë ndryshuar shumë, ani që ai ka shfaq në publik entuziazmin dhe përkushtimin për përmirësimin e tyre.

Ministri aktual një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar duke përuruar projektet e nisur nga ministrat e mëhershëm. Nuk ka mundur të përshpejtojë përgatitjet për funksionalizimin e Sigurimeve shëndetësore, as të bëjë me efikas shpërndarjen e barnave nga Barnatorja Qendrore tek pacientët. Për pasojë ka mungesë evidente të barnave në institucionet publike shëndetësore.

-Advertisement-

Megjithatë Ismaili ka arritur të implementojë disa politika pozitive. Gjatë një viti udhëheqje ka arritur të ndalë blerjen e barnave me çmime abuzive. Për herë të parë ka filluar stentimi 24 orë në QKUK, ndërsa ka bërë mjaft në blerjen e disa aparaturave. E po ashtu ka vënë në funksion projektin e identifikimit të punëtorëve të QKUK-së me kartela. Revidimi i Listës Esenciale është një angazhim tjetër i tij. Ka premtuar se kjo do të bëhet shumë shpejt.

Puna e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vitin e parë të mandatit të tij mund të kualifikohet në mes të dëshirës për reformë dhe frikës për t’u përballur me projekte të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera