Lajme

Ismaili merr mbështetje nga ambasadori amerikan

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 12 February 2019

Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi, temë e bisedës ka qenë reformat e zhvillimit në sektorin shëndetësor.

“Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar ministri Ismaili në facebook.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera