Lajme

Ismaili: Këtë vit po blejmë 4.2 milionë euro pajisje moderne mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 26 June 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë këtij raportimi, ministri Ismaili është pyetur edhe për blejren e pajisjeve mjekësore gjatë mandatit të tij për QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithsme.

Në përgjigjen e tij ministri Ismaili ka treguar listën me pajisje që janë blerë gjatë këtyre dy viteve.

-Advertisement-

Ai ka përmendur se si kur ka ardhur në Ministri të Shëndetësisë ka gjetur klinikat dhe spitalet pa aparatura.

“Në vitin 2018, së bashku me SHSKUK-në, kemi blerë rreth 5 milionë euro pajisje për QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme. E kemi gjetur Klinikën e  Gastroenterologjisë pa gastroskop, sot i ka dy, Gjinekologjinë pa pajisje të duhura mjekësore, sot i ka tëshumicën”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai ka treguar se si përmes investimeve që janë bërë, janë hequr listat e pritjes për shumë shërbime mjekësore dhe janë ndalëreferimet për trajtime jashtë institucioneve publike shëndetësore që kanë qenë barrë e madhe për pacientët dhe shtetin.

Ministri Ismaili ka treguar se edhe gjatë vitit 2019 do të blihen rreth 5 milionë euro pajisje tjera mjekësore për të modernizuar shërbimet shëndetësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera