Lajme

Ismaili: Investimet në reparti i intensives e kanë transformuar tërësisht

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 02 June 2018

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.

Aty ai bënë dallimin mes repartit të vjetër të intensives gjatë kohës së qeverisjes së DLK-së në këtë sektor si dhe repartit në kohën e qeverisjes së tij.

Ismaili tha se kanë investuar 2 milionë euro për renovimin e repartit.

-Advertisement-

“Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ministri Ismaili.

PDK tash e nëntë muaj qeveris me shëndetësinë. Kjo ministri historikisht është udhëhequr nga LDK-ja, si dhe në një mandat nga Partia e Drejtësisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera