Lajme

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 13 November 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për mungesën e barnave onkologjike.

Ismaili ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizit, ta largojë nga pozita, transmeton Klankosova.tv

“Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

-Advertisement-

Ai ka thënë se gjendja në ShSKUK është katastrofale, duke pretenduar se përgjegjësit po mbrohen nga politika.

“Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht.

ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike.”

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy