Lajme

Ismaili: Është shkëputur kontrata, më nuk blejmë më infuzione nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 26 June 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran ismaili ka treguar se është ndërprerë furnzimi me infuzione nga Serbia.

Sipas tij tash Kosova furnizohet nga Gjermania me këto produkte. Por ai e ka arsyetuar këtë kotnratë duke thënë duke thënë se produktet serbe nuk ndalohen totalisht në Kosovë.

Këto deklarata Ismaili i ka bërë gjatë raportimit  në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku foli dhe për shumë çështje tjera.

-Advertisement-

Ai është shprehur se revidimi i listës esenciale të barnave është në përfundim dhe se kanë dorëzuar një draft final tek OBSH-ja.

Duke folur për listën e re esenciale, ministri Ismaili theksoi progresin që do të arrihet me anë të saj.

Sipas tij me anë të saj do të largohen shumë interpretime të gabueshme. Ndërkaq, tha se do të angazhohet që të futen dhe barna për sëmundje të rralla, mirëpo nuk ishte konkret për cilat bëhet fjalë.

Për mungesën e barnave, ministri tha se kjo ka të bëjë dhe me mungesën e ofertave dhe për këtë, ai bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me UNICEF-in  për ta zgjidhur këtë problem.

Në lidhje me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, ministri i Shëndetësisë tha se ka pas takime me te huaj për t’i parë format se si duhet gjetur një zgjidhje për këtë për të mos u zhytur në borxhe.

Sipas tij duhet marrë parasysh modelin gjerman të sigurimeve shëndetësore.

Mirëpo  sipas tij  kontrata është shkëputur dhe tash furnizohen prej tjetër kompanie nga Gjermania.

Por kritik ndaj ministrit Ismaili ishte h deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili  tha se për të gjitha këto vonesa dhe mos realizim të projeketeve fajtor është Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, ministri po e largon përgjegjësinë prej veti dhe po arsyetohet me konsulencat, apo palët e treta.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se me anë të Ligjit për Paga, nuk ka pasur rritje të pagës tek infermieret mami.

Ai po ashtu u interesua për sportisët, për të cilët ka thënë se ata nuk duhet të futen në listën e pritjes si pacientet e tjerë.

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani tha se duhet të ketë fokusim më të madh tek Ligji për transplantimin e indeve dhe organeve.

Sipas tij, ka mundësi që këto transplantime të bëhen me participim.

“Për një transplant të veshkës kemi potenciale. Vetëm 10 përqind po të participoheshin do të kishte kursim të buxhetit. Te lista e pritjes duhet të bëhet një planifikim racional”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera