Ismaili e Nura për homazhe në Prekaz: Nëntori, muaj i rëndësishëm për Shqipërinë e Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 28 November 2023
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe të Komunës së Skënderajt kanë bërë homazhe në Memorialin Adem Jashari në Prekaz në nder të festës së 28 Nëntorit.
Nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Skënderaj, Fadil Nura, tha se nëntori është një muaj i rëndësishëm sepse në të ngërthehen shumë festa të rëndësishme për shqiptarët.
Ai tha se përvec se në Shqipëri, muaji i nëntori jehoi edhe në Kosovë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
“Jemi këtu për nderime në memorialin Adem Jashari në nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është po ashtu ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari që tregon edhe fati e vulosi që të ishte një ndër kolosët shqiptarë. Nëntori është një muaj i rëndësishëm i shqiptarëve sepse filloi në Krujën e Skënderbeut dhe me shekuj më pastaj u rivendos në Vlorë. Ishte një hap i madh kundër planeve anti-shqiptare të asaj kohe dhe një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët që përpjekje më në fund po japin rezultat dhe se Shqipëria do të jetë e pavarur. Nëntori po ashtu jehoi në Kosovë edhe me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu u mbajt gjallë gjithnjë zjarri i atdhedashurisë në shekuj të ndryshëm deri në clirimin e Shqipërisë, por edhe deri në pavarësinë e Kosovës”, tha Ismaili.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tha se festat e nëntorit ngërthejnë disa ngjarje që lidhen me lirinë e të gjithë shqiptarëve, teksa dalja publike e UÇK-së vetëm se ia shtoi rëndësinë festës së 28 Nëntorit.
“Festa e nëntorit ngerthen një sërë ngjarjes që personifikojnë sakrificën për lirinë e të gjithë shqiptarëve, sidomos lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Kjo në vetvetë përbën edhe ngjarje të tjera që kanë vazhduar edhe më pas sic është ditëlindja e komandatit legjendar Adem Jashari dhe në të njejtën kohë dalja publike e UÇK-së që ia shton edhe më tej madhështinë kësaj feste që e festojnë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Nura./kp/

T� tjera
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
































