Lajme

Ismaili: Çdo zvarritje e ligjit për rritjen e pagave është dëshpëruese

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 05 December 2019

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili është shprehur i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për personelin shëndetësor.

Ndër të tjera ai ka thënë se bashkë me mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë, dhe shpreson se Gjykata Kushtetuese do të marr vendim të shpejt ne favor të mjekëve, shkruan gazeta inFokus.

“Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje.

-Advertisement-

Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë.

Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë.

Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë”, është shprehur Ismaili./Gazeta inFokus/..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera