Lajme

Ismail Kurteshi: Ligji për Arsimin e Lartë i lejon ministrit ndërhyrje në AKA

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 30 January 2019

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar projektligjin për Arsimin e Lartë, ku deputet po japin vërejtjet e tyre në lidhje me këtë projektligj.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës tha se njëra ndër defektet e këtij ligji, është edhe mundësia që i jepet Ministrisë së Arsimit të ndikoj në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shkruan gazeta inFokus.

“Me këtë ligj i lejohet ministrit të arsimit qasje dhe ndikim edhe në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe është e patolerusheme, sepse me këtë e kemi sjell arsimin në vendin në të cilën është” u shpreh Kurteshi gjatë fjalës së tij në seancë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera