Lajme

Ismail Kurteshi akuza drejt krahut të Molliqajt dhe Ymerit: Po largohen frikacakët

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 14 January 2018

Ismail Kurteshi, Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes, ka komentuar largimet e fundit nga Vetvendosje. Ka thënë se ata që po ikin nga Partia nuk e kanë respektuar ligjin dhe janë frikësuar konkurrencës. Këto komete Kurteshi i ka bërë në Mbledhjen e Qendrës së Prishtinës.

“Nga Lëvizja po largohen ata që nuk janë të gatshëm të respektojnë procedurat dhe staututin. Po largohen ata që nuk po e pranojnë konkurrencën”, ka thënë Kurteshi.

“Edhe për VV’në, vlen që askush të mos jetë mbi ligjin. Nuk mund të lejojmë dikend të jetë mbi Statutin. Duhet t’i respektojnë këto norma që vet i kemi respektuar”, ka shtuar.

-Advertisement-

Ky ish-deputet i PDK’së ka thënë se Albin Kurti është modeli më i mirë i anëtarit të Vetëvendosjes. Ka bërë thirrje që të gjithë zyrtarët e Vetëvendosjes të veprojnë sikurse Kurti.

Ndryshe, dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje janë të deputetëve: Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Driton Çaushi, Frashës Krasniqi. Ende nuk kanë qartësuar pozicionin e tyre, Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj. Në gjithë këtë situatë kanë heshtur edhe ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani, i cili kishte bërë hagjare me deputetët tjerë të VV’së, në një komunikim që u publikua të shtunën mbrëma.

Sidoqoftë, Albin Kurti, të shtunën ka prezantuar platformën e tij për udhëheqjen e Partisë. Ka thënë se do të ketë riorganizim të partisë dhe ndëshkim për gjitha ata që se respektojnë partinë.

Por, Visar Ymeri, para një jave, kishte thënë Albin Kurti nuk po pranon gabimet. Ka treguar se është takuar dy herë me Kurtin. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa thënë se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Vetëm Albin Kurti është kandidat për Kryetar. Askush tjetër s’ka paraqitur kandidaturën.

Visar Ymeri kishte thënë se është i gatshëm të jetë ndërmjetësues për të qenë edhe një herë Shef partiak. Por, këtë ofertë s’e ka pranuar Kurti, i cili nga paraburgimi kishte paraqitur kandidaturën për “Babë” të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, të shtunën, ish-anëtari i kryesisë së VV’së, Zgjim Hyseni, në një letër publike tregoi se në Vetëvendosje është instaluar kulti i Albinit dhe frika. Ka thënë se kushdo që e sfidon Kurtin shpallet tradhtar e spiun.

Vetëvendosje aktualisht është partia më e madhe në Kosovë. Ka 32 deputetë në Parlament.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera