Kulturë

Ismail Kadare fiton çmimin kryesor letrar në Korenë e Jugut

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 18 September 2019

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit letrar “Pak Kyongni 2019”.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, tha se “punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndiejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

-Advertisement-

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar, rreth 84 mijë dollarë, shkruan BalkanWeb.

Fituesi shpallet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota.

Në Korrik lista u reduktua në pesë autorët më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

Çmimi i ri letrar u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

Ismail Kadare, veprat e cilit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, është padyshim shkrimtari më i madh shqiptar i kohërave moderne.

Ai ka qenë nominuar disa herë për të fituar edhe çmimin Nobel për Letërsi dhe ka qenë disa herë shumë pranë marrjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera