Sport

Islandë – Kosovë, numer rekord i biletave të shitura!?

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 13 September 2017

Ish portieri i Besës nga Peja, Ferhat Morina, njëherësh ka qenë edhe gjyqtar i futbollit, nga Reikjaviku i Islandës, konfirmoi ekskluzivisht për gazetën  “Bota sot”, se janë shitur të gjitha biletat për sfidën në mes Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet me 9 tetor në orën 20.45 në stadiumin Laugardalsvoellur, që ka kapacitetin 9800 shikues.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dhjetë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. “Është atmosferë e jashtëzakonshme qysh tani dhe janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Është një interesim i madh dhe rreth 10 mijë bileta janë shitur (të gjitha)”, tha Morina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera