Islami: Nuk ka nevojë për alarm
Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 26 Mars 2018
Pasditen e së hënës pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan Infokusi.com.
E rreth kësaj çështje për Infokusin ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Islami ka thënë se nuk ka nevojë për alarm sepse situata do të vazhdojë të jetë e qetë pasi ky ishte vetëm test për të dy institucionet.
“Gjatë arrestimit të Gjuriqt dhe pas lëshimit të alarmit për gjendje të jashtëzakonshme, popullata serbe ka qenë e lodhur nga politika destruktive e Beogradit dhe reagimi i tyre ka qenë minimum. Nuk kishte reagime përveç disa grupeve të frustruara dhe të dirigjuara nga Beogradi. Nuk ka nevojë për alarm sepse është test rreth gatishmërisë për ruajte të sovranitetit”, ka thënë Islami.
Ai ka shtuar se ardhja e tij në Kosovë ishte provokim ndërsa Instituconet kosovare dëshmuan se vendosmërinë rreth sigurisë.
‘Që në mesditë e kam paralajmëruar para ‘facebook’ se ardhje e tyre ne Kosovë dhe mos kërkesa e tyre që të vinë në mënyrë të rregullt ka qenë provokimi dytë i Serbisë pas tendencës së ternit serb të hy në Kosovë. Kështu besoj që Institucionet e Kosovës kanë qenë në situatë të vështirë që nga shkuarja në Jarinjë dhe ky është një lloj presioni psikologjik lidhur me asociacionin e komunave serbe të Kosovës. Ky është testi për vendosmërinë e Institucioneve të Kosovës por edhe të Institucioneve të Serbisë rreth sigurisë”, ka përfunduar Islami.
Gjuriq është arrestuar rreth orës 17:30 në objektin e Gjykatës në Mitrovicë ndërsa rreth orës 18:30 është sjellë në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë.
Dhjetëra qytetarë e kanë pritur atë në Prishtinë duke duartrokitur arrestimin e tij.
Mëngjesin e sotëm forca të shumta policore kanë shkuar në veri të Mitrovicës duke kontrolluar çdo hyrje nga shteti ndërsa kanë paralajmëruar arrestimin e Aleksandër Vulinit dhe Marko Gjuriqit nëse futen në territorin e Kosovës./INFOKUSI

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...






























