Lajme

ISIS sulmon bazën ushtarake në Kabul, 11 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 29 January 2018

Militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake, afër akademisë ushtarake në qytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë të paktën 11 ushtarë.

16 ushtarë të tjerë janë lënduar, tha për BBC-në një zëdhënës i mbrojtjes.

Në sulm ishin të përfshirë 5 militantë, tha përfaqësuesi. Katër prej tyre u vranë, ndërsa njëri është arrestuar.

-Advertisement-

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Në raportet e paraprake thuhet se sulmi ndodhi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshal Fahim, e cila ndodhet afër bazës ushtarake, transmeton KosovaPress.

Sulmi vjen pak ditë pas ngjarjes me makabre në Kabul, kur militantët talebanë duke përdorur një veturë të ambulancës të mbushur me eksploziv vranë të paktën 100 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera