Lajme

ISIS sulm në Bagdad, katër të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 29 April 2017

Katër policë të trafikut janë vrarë, pasi një makinë bombë shpërtheu jashtë stacionit policor, në një rrugë ku shumë media të huaja kanë zyret e tyre në Bagdad, ka njoftuar policia.

Pesë persona të tjerë po ashtu janë plagosur nga shpërthimi në rrugën Abu Navas. Ambasada e Grancës gjendet në zonën ku ka ndodhur shpërthimi.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Edhe në këtë kaluarën ky grup militant ka kryer sulme të ngjashme.

Në korrik të vitit të kaluar, nga një shpërthim në të njëjtën lagje në Bagdad, u vranë mbi 300 persona.

Etiketa:
Ofertë marramendëse nga Sharr Travel, me 75 euro vizitoni Vlorën, Tiranën e Beratin

Të tjera