Lajme

ISIS-i një ditë para zgjedhjeve në Francë: Vritini të dy kandidatët!

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 06 May 2017

ISIS –i u ka bërë thirrje ekstremistët islamikë të vrasin kandidatët presidencialë francezë dhe të djegin qendrat e votimeve gjatë zgjedhjeve të nesërme.
Një artikull në revistën propagandistike të grupit terrorist, ka kërkuar vdekjen e Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, gjatë votimeve të së dielës,raporton “Daily Mail”

“Mos harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat , vriteni dhe vërini zjarrin qendrave të votimit”, shkruante Revista “Rumiyah”.

Ajo bëri thirrje mbështetësve të ISIS të vendosin të parin besimin e tyre mbi Allahun dhe të shkatërron demokracitë perëndimore, shkruan syri.net. Le Pen dhe Macron i i kanë dhënë fund një fushate të tensionuar për të fituar sa më shumë votat ditën e diel.

-Advertisement-

Macron ka një epërsi të konsiderueshme dhe sondazhet thonë se është 60 pikë përpara Le Pen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera