Rozë

ISIS kërcënon Prince George, alarmohet familja mbretërore

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 30 October 2017

I ashtuquajturi grupi islamik ISIS vazhdon me kërcënime në katë anët e botës, kësaj radhe cak ishte familja mbretërore.

Përmes një aplikacioni të koduar përmes mesazheve, ISIS ka publikuar një fotografi të princit George duke i lënë disa fjalë kërcënuese, shkruan TheSun.

ISIS kanë publikuar një fotografi të Prince George në oborrin e shkollës duke lënë mbishkrimin “Edhe familja mbretërore nuk do të mbetet vetëm”.

-Advertisement-

Princi George ka filluar shkollën në Batteresa që gjendet në jug të Londrës gjatë muajit shtator, kurse fotografia që publikuan ekstremistët ishin pikërisht nga oborri i kësaj shkolle.

Në mesazhin kërcënues për princin shkruhej edhe “Shkolla fillon herët”, por kjo nuk është e vetmja pasi mesazhi përmban edhe vargje të një kënge xhihadiste e cila po të përkthehet ka kuptimin “Kur vjen lufta me melodinë e plumbave, biem në mosbesim, duke dëshiruar hakmarrje”.

Këto mesazhe ishin hetuar nga “DailyStar”, kurse ekstremistët vlerësuan që kjo situatë është kritike dhe nuk duhet neglizhuar mesazhet e tilla.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS ka kërcënuar një anëtar të familjes mbretërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera