Lifestyle

“Ishte përdhunues, duhej të vdiste”, shokon me deklaratën për Kobe Bryant drejtoresha e një shkolle në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 05 February 2020

Një deklaratë befasuese shokoi opinionin në SHBA pasi drejtoresha e shkollës të mesme në Camas në Uashington, Liza Sejkora, u shpreh në rrjete sociale se Kobe Bryant meritonte të vdiste pasi ishte përdhunues.

Pas reagimit popullor për këtë deklaratë së fundi Liza kërkoi falje për postimin e saj në Facebook, të cilin e kishte bërë më 16 janar.

“Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, pati shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të papërshtatshme dhe joadekuate”.

-Advertisement-

Ndërkohë një punëtore 19-vjeçare e një hoteli në Kolorado e pati akuzuar Bryant-in, se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në vitin 2003.

Ikona e basketbollit në NBA ishte arrestuar shkaku i kësaj akuze, mirëpo prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat pasi që akuzuesja e tij s’kishte pranuar të dalë dëshmitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera