Fun & Video

Ishte kollitur qëllimisht në fytyrën e policit, britaniku 55-vjeç dënohet me 6 muaj burgim

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 02 April 2020

Adam Louis nga Britania e Madhe ishte kollitur në fytyrën e një zyrtari policor duke e kërcënuar se do ta infektojë me coronavirus, megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë atij – u dënua me 6 muaj burgim, ka bërë të ditur policia e Londrës.

55-vjeçari është shpallur fajtor për sulm gjatë të cilit pretendonte se ishte i infektuar me coronavirus, duke i thënë policit se do t’i kollitet në fytyrë për ta infektuar – me c’rast edhe e ka bërë një gjë të tillë (duke iu kollitur në fytyrë), transmeton Telegrafi.

Polici që po patrullonte nëpër qendrën e Londrës, i ishte afruar Louisit pasi e kishte parë se ishte munduar dhunshëm ta hapë derën e një veture të parkuar në rrugë.

-Advertisement-

Por, ai përveç se kishte kërcënuar policin, Louis kishte thyer një shishe të verës duke e kërcënuar se do ta godasë me të dhe ta kafshojë me qëllim që ta infektojë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera