Rozë

“Ishte gabimi më i madh që më kushtoi një pasuri”, 29-vjeçarja shpenzoi 500 mijë paund të dukej si Kim Kardashian (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 11 July 2022

Një 29-vjeçare ka rrëfyer se si ka shpenzuar gati gjysmë milioni paund duke u përpjekur që të dukej si idhulli i saj, Kim Kardashian, por në fund zbuloi se ishte një nga gabimet e saj më të mëdha.

Ajo është Jennifer Pamlona dhe ka kaluar shtatë vite duke bërë operacione estetike dhe mbushje të rregullta, në mënyrë që të dukej si ylli televiziv.

E reja tani ka shpenzuar edhe 100 mijë paund të tjera për të zhbërë këto ndërhyrje. Kjo për shkak se zbuloi se pamja si një personazh i famshëm ishte më e vështirë nga se mendonte se do të ishte.

-Advertisement-

Jennifer po përpiqet që të rifitojë pamjen e saj natyrale, e si pasojë do të ribëjë disa operacione të tjera.

Fillimisht modelja iu nënshtrua një sërë operacionesh të ndryshme për të provuar të arrinte pamjen e femrës më seksi. Ajo ka treguar se një gjë e tillë e ka ndihmuar që të fitonte para dhe ishte e lumtur për një kohë.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Pamlona ka shtuar se aktualisht dëshiron që të jetë e sigurt në lëkurën e saj, pasi është shprehur se u bë jashtëzakonisht “e bezdisshme” kur njerëzit gjithmonë e krahasonin atë me yllin e njohur televiziv.

“Kam punuar dhe studiuar. U bëra dhe një grua biznesi. I kisha bërë të gjitha këto gjëra dhe arritje në jetën time personale. Por gjithçka që bëja ishte që të dukesha si një Kardashian”, ka thënë për “The Sun” vajza nga Brazili, e cila jeton në Dubai.

Ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur bëri ndërhyrjen e saj të parë në gjoks dhe që atëherë është bërë e varur nga operacionet plastike.

“Unë nuk dua të jem një hije e dikujt tjetër. Unë dua të jem personi im. Unë kurrë nuk kam menduar të dukem si një Kardashian dhe nuk doja, por kur njerëzit bënë këtë krahasim, shfrytëzova rastin dhe e bëra një punë të madhe. Më solli famë dhe para”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera